Paraburgim prizrenasit të dyshuarit për sulm seksual ndaj 7-vjeçares

Paraburgim prizrenasit të dyshuarit për sulm seksual ndaj 7-vjeçares

Kronika September 29, 2020 - 13:10

Një rast i rëndë i pedofilisë dyshohet se ka ndodhur në Prizren më 24 shtator të këtij viti.

Një burrë me inicialet T.TH. dyshohet se ka kryer sulm seksual ndaj një vajze 7-vjeçare.

Gjykata Themelore e Prizrenit sot ka caktuar masën e paraburgimit për T.TH. nën dyshimet për veprën penale “Sulm seksual”.

Sipas njoftimit të Gjykatës, rasti ka ndodhur më datën 24 shtator, kur i dyshuari T.TH. ka shfrytëzuar momentin e fillimisht e ka joshur të dëmtuarën, fëmijë i moshës 7-vjeçare, duke i thënë të shkojnë te shtëpia e tij kinse për të riparuar biçikletën.

“Me kërkesë të Prokurorisë Gjykata e Prizrenit ia ka caktuar të dyshuarit masën e paraburgimit, për të siguruar praninë e tij para organeve të drejtësisë dhe për të mos penguar hetimin e rastit”, thuhet në njoftim. /Zëri