Vdes një person në Komunën e Prishtinës

Vdes një person në Komunën e Prishtinës

Kronika September 29, 2020 - 10:46

Një person ka vdekur brenda objektit të Komunës së vjetër të Prishtinës, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, ata kanë marrë informatën se në orën 8:30 minuta një person është alivanosur dhe pastaj është konstatuar vdekja e tij, përcjell “Zeri.info”.

“Sot rreth 08:30 kemi pranuar informatën për një person të alivanosur rrugën ‘UÇK’ në Prishtinë, saktësisht në ndërtesën e Komunës. Me të arritur në vendngjarje është konstatuar se personi është pa shenja jete. Viktima në këtë rast është një person (mashkull), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka deklaruar Florie Ahmeti.

Ndërkaq, Ahmeti ka bërë të ditur se hetuesit policorë janë duke punuar për t’i sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin. /Zëri