Aksion policor në Pejë kundër trafikimit me armë

Aksion policor në Pejë kundër trafikimit me armë

Kronika September 29, 2020 - 09:36

Policia e Kosovës në orët e para të mëngjesit të së martës ka nisur një aksion në rajonin e Pejës.

Policia ka bërë të ditur për “Zërin” se aksioni në Pejë lidhet me veprën penale “Trafikimi me armë”, ndërsa nuk kanë dhënë më shumë detaje.

“Ju informojmë se sot, më datën 29.09.2020, në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, e asistuar nga njësitë relevante të PK-së, ka filluar me një operacion policor në rajonin e Pejës lidhur me veprën penale ‘Trafikimi me armë’”, kanë thënë nga Policia e Kosovës. /Zëri