Policia po heton vdekjen e 23-vjeçarit në Ferizaj

Policia po heton vdekjen e 23-vjeçarit në Ferizaj

Kronika September 29, 2020 - 09:27

Një 23-vjeçar nga fshati Komogllavë në komunën e Ferizajt ka vdekur të hënën.

Sipas Policisë, nga Emergjenca e Ferizajt është pranuar informata se viktima është sjellë nga familjaret pa vetëdije dhe nga mjekët është konfirmuar vdekja e tij, transmeton “Zeri.info”.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, kurse trupi i pajetë dërgohet për obduksion ne IML - Prishtinë”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri