Aksident në Shirokë të Suharekës, dy persona të lënduar

Aksident në Shirokë të Suharekës, dy persona të lënduar

Kronika September 28, 2020 - 20:09

Në fshatin Shirokë të Suharekës ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit Shaban Osmanollaj për “Zëri”-n ka thënë se në këtë aksident kanë mbetur të lënduar dy persona, por se janë jashtë rrezikut për jetë.

“Sot rreth orës 18:00 në fshatin Shirokë të Suharekës ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet dy veturave. Fatmirësisht dy personat e përfshirë në aksident kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Osmanollaj. /Zëri