Parandalohet futja e një telefoni përmes papuçeve në qendrën e paraburgimit në Prizren

Parandalohet futja e një telefoni përmes papuçeve në qendrën e paraburgimit në Prizren

Kronika September 28, 2020 - 16:29

Sot rreth orës ë13:05, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen kontrabandës brenda qendrës.

Oficerët korrektues gjatë kontrollit të rrobave të sjella nga familjarët, më saktësisht të papuçeve, kanë arritur ta parandalojnë futjen e një telefoni, i cili ishte tentuar të futet brenda në mënyrë të improvizuar.

“Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar telefonin, ndërsa i paraburgosuri i dyshuar se telefoni i kapur në papuçe ka qenë i dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

SHKK thotë se çdo herë është i përkushtuar dhe vigjilent në luftimin e dukurive negative dhe kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe atyre të paraburgimit. /Zëri