Infektuar: 17139
Shëruar: 14787
Vdekur: 657
Paraburgoset 21-vjeçari, që dyshohet për marrëdhënie seksuale me të miturën në Gjilan
Foto: Ilustrim

Paraburgoset 21-vjeçari, që dyshohet për marrëdhënie seksuale me të miturën në Gjilan

Kronika September 28, 2020 - 16:01

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke ia caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit Sh. J., i cili dyshohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Në njoftimin për media Gjykata thotë se ekziston dyshimi i bazuar “se i pandehuri, duke e shfrytëzuar të miturën, e dërgon në motele të ndryshme, duke e detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale, ashtu që e mitura mbetet shtatzënë, pastaj i pandehuri duke e shfrytëzuar brishtësinë e saj e dërgon në një ordinancë private të miturën dhe aty kryen abortin”.

“Me këto veprime i pandehuri dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘Dhunimi’, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Gjilan.

“Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi duke marrë bazë edhe rrezikshmërinë e kësaj vepre, pasojat të cilat i janë shkaktuar të miturës, si dhe ambientit dhe kushtet në të cilat jeton i pandehuri, të gjitha këto japin arsye për të besuar se me gjetjen e tij në liri mund të përsërisë veprën penale”, thuhet në njoftim. /Zëri