Vdes aksidentalisht një person në Leposaviq

Vdes aksidentalisht një person në Leposaviq

Kronika September 26, 2020 - 12:26

Një person ka vdekur aksidentalisht dje në orën 10:30 në Leposaviq.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se viktima mashkull deri sa ishte duke punuar ka pësuar lëndime të rënda trupore. Si pasojë e kësaj mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij pasi që nuk ka mundur t'i përballojë plagëve të marra.

“Leposaviq, 25.09.2020-10:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa ka qenë duke punuar ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima me auto-ambulancë është dërguar në spitalin e Mitrovicës, mirëpo nuk u ka përballuar plagëve të marra dhe nga mjekët është konstatuar vdekja e tij. Familjarët e viktimës kanë kërkuar që trupi i pa jetë i viktimës mos të dërgohet për obduksion. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftimin e PK-së./Zëri