Infektuar: 17139
Shëruar: 14787
Vdekur: 657
Marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur të gruas, arrestohet 39-vjeçari në Durrës

Marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur të gruas, arrestohet 39-vjeçari në Durrës

Kronika September 26, 2020 - 11:56

DURRËS- Një 39-vjeçar është vënë në prangat e policisë së shtetit për shkak se akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur 14-vjeçare.

I arrestuari është shtetasi L.K., 39 vjeç, banues në Durrës i cili sipas policisë dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 14 vjeçe, (vajzën e bashkëshortes së tij nga martesa e parë).

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin L.K., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kryer mardhënie seksuale me një shtetase të mitur 14 vjeçe, (vajzën e bashkëshortes së tij nga martesa e parë).