Ngjarje tragjike në minierën e “Trepçës”, minatorit i këputet krahu e vdes në vendin e punës

Ngjarje tragjike në minierën e “Trepçës”, minatorit i këputet krahu e vdes në vendin e punës

Kronika September 25, 2020 - 12:59

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në minierën e “Trepçës” - Njësia në Leposaviq. Nga ky aksident ka mbetur i vdekur një punëtor.

Lajmin për gazetën Express e ka konfirmuar kryeinspektori i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, Fatmir Gërguri.

Sipas Gërgurit, aksidenti ka ndodhur në njësinë përpunuese - flotacion.

“Siç më kanë njoftuar inspektorët, fillimisht e ka humbur krahun në njësinë përpunuese - flotacion. Janë marrë masat dhe është dërguar për trajtim, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve”, ka thënë Gërguri.