Infektuar: 17139
Shëruar: 14787
Vdekur: 657
Vajzat ankohen në Polici sepse prindërit nuk i pranuan në shtëpi

Vajzat ankohen në Polici sepse prindërit nuk i pranuan në shtëpi

Kronika September 25, 2020 - 11:33

Dy vajza nga Mitrovica e Veriut kanë raportuar në stacionin policor se prindërit e tyre nuk i kanë pranuar në shtëpi.

“Është raportuar se dy të dyshuarit, një mashkull dhe një femër kosovare, nuk i kanë pranuar në shtëpi dy ankueset femra kosovare”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Sipas Policisë, rasti po trajtohet si “Keqtrajtim dhe braktisje e fëmijëve” dhe vazhdon në procedurë të rregullt. /Zëri