742 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antikoronavirus

742 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antikoronavirus

Kronika September 19, 2020 - 16:24

Gjatë 24 orëve në Kosovë janë shqiptuar nga Policia 742 tiketa për mos respektim të masave antikoronavirus.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës gjithsej janë 18 mijë gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat anti COVID -19.

Një ditë me parë numri i gjobave të shqiptuar ishte 833 tiketa në bazë të Ligjit COVID-19. Vetëm gjatë kësaj jave numri i atyre që kanë marrë gjoba për shkak të mosmbajtjes sidomos të maskës ka arritur në 4189. Kurse shifra më e lartë brenda një dite ka arritur deri në 889.

Qeveria e Kosovës vazhdon të kërkojë nga qytetarët që t'i përmbahen masave,  të distancimit fizik dhe mbajtjen e maskave. /Zëri