I hedhin sprej në sy dhe vjedhin pazarin ditor

I hedhin sprej në sy dhe vjedhin pazarin ditor

Kronika September 19, 2020 - 16:01

Rastet e vjedhjes të raportuara në Polici nuk janë të pakta ditëve të fundit. Në Prishtinë një grua ka raportuar se në lokalin ku punon i janë vjedhur para.

“Viktima femër kosovar ka raportuar se deri sa ka qenë duke punuar në një lokal, dy persona të armatosur dhe të maskuar (maskë dhe kapelë) kanë hyrë në lokal dhe i kanë hedhur sprej në sy”, thuhet në raportin e Policisë.

Nga Policia njoftohet se prej lokalit të saj është vjedhur pazari ditor në vlerë 100 euro dhe çanta e saj në të cilën përveç dokumenteve të saj kishte edhe 40 euro. /Zëri