Kushdo që i shihni këta tre persona, lajmërojeni menjëherë Policinë

Kushdo që i shihni këta tre persona, lajmërojeni menjëherë Policinë

Kronika September 19, 2020 - 13:49

Policia Rajonale e Pejës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin tre personave gjatë këtij muaji. Ata po kërkohen për veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia dje ka kërkuar bashkëpunim për arrestimin e Labinot Zeqajn nga Deçani.

 

 

32-vjeçari nga Deçani po kërkohet për veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”.

Në kërkim për këtë vepër është edhe Kushtrim Haliti nga Peja. Policia ka bërë me dije se ka siguruar urdhëresën e Gjykatës për publikimin e fotos me shënime të tjera të 37-vjeçarit nga Peja, me qëllim arrestimin e tij.

Policia ka kërkuar ndihmë edhe për arrestimin e një personi tjetër nga Peja. Bëhet fjalë për 34-vjeçarin, Fidan Kelmendin.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesën e Policisë.

Ndryshe, falë bashkëpunimit me qytetarë, Policia Rajonale e Pejës ka arritur të arrestojë 12 persona të kërkuar.

“Duke iu falenderuar bashkëpunimit me qytetarët dhe aktivitetit të Policisë, në Drejtoinë Rajonale të Policisë në Pejë, kësaj jave e deri me sot është arritur të arrestohen gjithsejtë dymbëdhjetë (12) persona, me urdhërarrest të kërkuar për vepra të ndryshme penale”, ka njoftuar dje Policia.

Image

Image

Image