4189 gjoba gjatë një jave për mosrespektimin e masave anti-COVID

4189 gjoba gjatë një jave për mosrespektimin e masave anti-COVID

Kronika September 19, 2020 - 11:24
Image

Që nga 25 gushti kur hyri në fuqi ligji COVID-19 për menaxhimin e pandemisë, është shënuar një rritje e numrit të tiketave të shqiptuara për ata që nuk respektojnë masat për mbrojtje të koronavirusit.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës gjithsej janë shqiptuar 18 mijë gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat anti-COVID.

Ndërkaq, vetëm gjatë kësaj jave numri i atyre që kanë marrë gjoba për shkak të mosmbajtjes sidomos të maskës ka arritur në 4189. Kurse shifra më e lartë brenda një dite ka arritur deri në 889.

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 43 raste të reja me COVID-19 dhe 239 të shëruar.

Ndërsa, IKSHPK-ja ka adresuar thirrje që të vazhdojnë masat e distancimit fizik dhe mbajtja e maskave.

“Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Mbani distancën fizike dhe mbani maska në vendet publike. Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19”, thuhet në mesazhin e IKSHPK-së.

Nga ky institut është deklaruar se akoma ekziston rreziku i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.

Numri i rasteve aktive është 2.087, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.188 raste. /Zëri

Image