Aksident mes gjashtë veturave në rrugën Prishtinë – Pejë

Aksident mes gjashtë veturave në rrugën Prishtinë – Pejë

Kronika September 18, 2020 - 18:31

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:21 në rrugën Prishtinë Pejë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për “Zërin” se aksidenti saktësisht ka ndodhur në fshatin Vragoli të Prishtinë, ndërsa në të janë përfshirë gjashtë vetura.

Zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, ka thënë se si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë marrë gjashtë persona.

“Sot, më 18.09.2020, në ora 17:21, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë përfshirë gjashtë vetura. Si pasojë e aksidentit gjashtë

persona janë lënduar. Njësitet policore po merren me aksidentin”,ka thënë Krasniqi për “Zërin”.

Bëhet e ditur se njëri shirit i rrugës, drejtimi për Pejë është i bllokuar./Zëri