Organizohet aksion kërkimi për gjetjen e Enver Bërkollit

Organizohet aksion kërkimi për gjetjen e Enver Bërkollit

Kronika September 18, 2020 - 16:27

Prej më shumë se dy javë është zhdukur Enver Bërkolli, banor i Prishtinës.

Ish-ushtari i UÇK-së, Ridvan Tahiri ka ftuar të gjithë qytetarët që t’i bashkohen aksionit për kërkimin e Bërkollit në gjithë Kosovën.

“Pas pak do jemi live ne fb, nesër do fillon një aksion i madh i Kërkimit ne gjithë Kosovën. Për z.Enver Berkollit. Pas nje pauze do fillojm kerkimin Urban dhe fushor-malor. Ftoj te gjithë vullnetaret edhe qytetaret te cilet do na bashkohen ne te gjitha qytete e Kosoves qe te i ndjekin këshillat e veprimit”, ka thënë ai përmes një postimi në “Facebook”. /Zëri