Në kufi sekuestrohet marihuanë

Në kufi sekuestrohet marihuanë

Kronika September 18, 2020 - 12:02

Departamenti i Policisë Kufitare ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme janë arrestuar tre persona në Gjakovë, të cilëve gjatë kontrollit në automjetin që gjendeshin u është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 990 gramë.

Po ashtu gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar si provë materiale një automjet, 0.22 gram marihuanë dhe tre telefona mobilë.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /Zëri