Sulmon bashkëshorten, e përzë nga shtëpia me tre fëmijët

Sulmon bashkëshorten, e përzë nga shtëpia me tre fëmijët

Kronika September 18, 2020 - 11:55
Image

Dhuna në familje sipas të dhënave të Policisë së Kosovës po shtohet për çdo ditë.

Shkalla e dhunës në familje është rritur ndjeshëm në Kosovë që nga vendosja e kufizimeve në lëvizje.

Policia ka njoftuar sot se është arrestuar një person nga komuna e Pejës, i cili ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, si dhe e ka larguar, e ka përzënë nga shtëpia e tyre së bashku me tre fëmijët.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi pas një mosmarrëveshjeje verbale, duke e sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare, e ka larguar nga shtëpia bashkë me tre fëmijët e tyre”, njoftohet nga Policia e Kosovës.

Rasti po trajtohet si “Dhunë familjare” dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, gjatë këtij viti të dhënat për rastet e dhunës në familje kanë shënuar rritje kryesisht në muajt qershor - korrik, ku gjithsej u raportuan 365 raste të dhunës në familje.

Po ashtu Policia bën apel për të gjithë personat nëse janë pre e dhunës në familje ose çfarëdolloj dhune tjetër t’i raportojnë këto raste përmes numrave të telefonit 192 dhe 080019999 ose në stacionin më të afërt policor. / Zëri