Shoferi i pakujdesshëm godet një këmbësor
Foto : Ilustrim

Shoferi i pakujdesshëm godet një këmbësor

Kronika September 18, 2020 - 11:31

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në komunën e Shtimes.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia e ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore”, ka bërë të ditur Policia.

Sipas Policisë, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërkaq rasti është duke u hetuar. /Zëri