Mosmarrëveshja përfundon me armë zjarri

Mosmarrëveshja përfundon me armë zjarri

Kronika September 18, 2020 - 11:21

Është arrestuar një person nga komuna e Gjilanit, pasi pas një mosmarrëveshjeje ka qëlluar me armë zjarri një person tjetër.

Përmes raportit 24-orësh të Policisë, bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar një pistoletë, një pushkë gjuetie, 11 fishekë dhe një gëzhojë.

Sipas Policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkaq rasti vazhdon të hetohet. /Zëri