Vozit me patentë të falsifikuar

Vozit me patentë të falsifikuar

Kronika September 18, 2020 - 11:17

Përmes raportit 24-orësh, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më datën 16.09.2020 është raportuar se një person pas ndalesës nga policia ka prezantuar patentën e shoferit të falsifikuar.

“Është raportuar se derisa ishte ndaluar duke drejtuar automjetin e tij i dyshuari ka prezantuar dokumentin e tij patentë shoferin, i cili dyshohet të jetë i falsifikuar”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë.

Sipas Policisë, dokumenti është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Zëri