Sulmohet seksualisht një grua në Gjakovë

Sulmohet seksualisht një grua në Gjakovë

Kronika September 18, 2020 - 10:45

Një grua nga komuna e Gjakovës ka raportuar në polici se dje rreth orës 20:40 është sulmuar seksualisht nga tre persona të panjohur.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë në rrugë ka takuar tre persona të panjohur, ku njëri prej tyre me dhunë ka filluar ta prekë dhe është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas Policisë, nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet. /Zëri