Digjet një veturë në Prishtinë, Policia po heton rastin

Digjet një veturë në Prishtinë, Policia po heton rastin

Kronika September 18, 2020 - 09:33
Image

Sonte pas mesnatës, rreth orës 01:00, Policia e Kosovës është informuar se në rrugën “Bedri Berisha” në Prishtinë është duke u djegur një veturë e tipit BMW.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka bërë të ditur për “Zeri.info” se njësitet e nevojshme policore, si dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Menjëherë pas marrjes së informatës njësitet e nevojshme policore, të përkrahur edhe nga zjarrfikësit, kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, deklaroi Ahmeti.

Sipas Ahmetit, hetuesit policorë po vazhdojnë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit dhe sqarimit të rrethanave që kanë të bëjnë me rastin. /Zëri