833 gjoba të shqiptuara për ata që nuk respektuan masat antikoronavirus

833 gjoba të shqiptuara për ata që nuk respektuan masat antikoronavirus

Kronika September 18, 2020 - 09:20

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shqiptuar 833 tiketa në bazë të Ligjit COVID-19.

Po ashtu Policia bën të ditur se kanë ndodhur gjithsej 38 aksidente, ku 16 prej tyre kanë qenë me të lënduar, ndërsa 22 prej tyre kanë pësuar dëme materiale.

Ndërkaq, gjatë këtyre 24 orëve janë shqiptuar 1209 tiketa trafiku e janë arrestuar 23 persona, ku 18 prej tyre janë dërguar në mbajtje, dy në vuajtje të dënimit dhe një në ndalim policor. /Zëri