Plagoset një person në Gjilan

Plagoset një person në Gjilan

Kronika September 17, 2020 - 20:39

Një person është plagosur në fshatin Malishevë të komunës së Gjilanit.

Këtë e ka konfirmuar për “Zërin”, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani i cili tha se viktima është qëlluar me armë zjarri në këmbë.

“Është plagosur në këmbë një person. Motivet ende nuk janë të sqaruar por po punojmë në këtë rast. Ende nuk kam një raport nëse ka të arrestuar në këtë rast”, ka thënë Hashani.

Ai për “Zërin” tha se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e hetuar rastin.