Një shtetas i Shqipërisë kapet nga policia në Drenas me kamionin e mbushur me emigrantë nga Iraku, Egjipti e Afganistani

Një shtetas i Shqipërisë kapet nga policia në Drenas me kamionin e mbushur me emigrantë nga Iraku, Egjipti e Afganistani

Kronika September 17, 2020 - 17:45

Sot pasmesnate, 24 shtetas të huaj nga Siria, Egjipti dhe Afganistani janë kapur nga policia e Kosovës në Drenas.

Policia ka njoftuar se më, 17.09.2020 rreth orës 03:30 një patrullë policore e Stacionit Policor të Drenasit, ka ndaluar në fshatin Poklek të Drenasit një kamionetë me rimorkio (frigorifer) me drejtues një shtetas të Shqipërisë.

“Brenda rimorkios së kamionetës janë gjetur të fshehur 24 shtetas të huaj (nga Siria, Egjipti dhe Afganistani), të cilët kanë deklaruar që kanë ardhur nga Shqipëria në Kosovë në mënyrë ilegale rrugëve malore dhe se të njëjtit kanë për qëllim që të shkojnë në shtetet e Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftim.

Dyshohet se kjo veprimtari është organizuar në bashkëpunim mes dy shtetasve të Shqipërisë dhe dy shtetasve irakianë.

“Dy shtetasit e Shqipërisë: F.S., lindur më 1966, mashkull shtetas i RSH-së dhe K.S., lindur më 1995, mashkull shtetas i RSH-së, dyshohet se kishin detyrë t’i dërgonin emigrantët deri në Mitrovicë. Kjo veprimtari është drejtuar nga dy shtetas, meshkuj irakian: A.A., lindur më 1982 dhe R.M., lindur më 1985. Sektori i Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare, ka arritur të lokalizojë vendndodhjen e të dyshuarve irakianë dhe të njëjtit t’i arrestojë, po ashtu më parë ishin arrestuar edhe dy shtetasit e Shqipërisë”, thuhet në komunikatën e policisë së Kosovës.

Me aktvendim të prokurorit, katër të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘kontrabanda me emigrantë’./Zëri