Aksident trafiku mes tri veturash, shkak mosmbajtja e distancës
Foto : Ilustrim

Aksident trafiku mes tri veturash, shkak mosmbajtja e distancës

Kronika September 17, 2020 - 12:35

Një aksident trafiku mes tri veturave është raportuar gjatë ditës së djeshme në rrugën rajonale Prishtinë - Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Maxhunaj.

“Ka ndodhur aksident trafiku mes tre veturave me targa vendore, dy me ngasës meshkuj kosovarë dhe një me ngasës mashkull, shtetas i Turqisë. Deri tek aksidenti ka ardhur për shkak të mosmbajtjes së distancës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas Policisë, si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar njëri nga ngasësit, si dhe tre pasagjerë, të cilët pas trajtimit mjekësor janë liruar për në shtëpi. /Zëri