Vidhen 8 kompjuterë në një lokal

Vidhen 8 kompjuterë në një lokal

Kronika September 17, 2020 - 12:02

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në orët e para të mëngjesit një person nga Suhareka ka raportuar se i është hapur me forcë një lokal dhe i janë vjedhur 8 kompjuterë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në Qendrën Zejtare nga persona të panjohur i është hapur me forcë një lokal dhe nga lokali i janë vjedhur 8 kompjuterë të markave të ndryshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas Policisë, rasti është nën hetime. /Zëri