Gjuan me armë, i dyshuari largohet nga vendngjarja

Gjuan me armë, i dyshuari largohet nga vendngjarja

Kronika September 17, 2020 - 11:59

Në rrugën “Nora Kelmendi” në Prizren është raportuar për një vrasje në tentativë.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke lëvizur me veturë i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet një njoftimin e Policisë.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja, ndërkaq nuk raportohet për të lënduar, përveç dëmit të shkaktuar në veturë. /Zëri