Infektuar: 70185
Shëruar: 313132
Vdekur: 1616
Policia gjobit 873 qytetarë për mosrespektim të masave antikoronavirus

Policia gjobit 873 qytetarë për mosrespektim të masave antikoronavirus

Kronika September 17, 2020 - 09:09

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 873 tiketa në bazë të Ligjit COVID-19.

Po ashtu Policia bën të ditur se kanë ndodhur gjithsej 54 aksidente, ku 23 prej tyre kanë qenë me të lënduar, 30 prej tyre kanë pësuar dëme materiale dhe një me fatalitet.

Ndërkaq, gjatë këtyre 24 orëve janë shqiptuar 1196 tiketa trafiku e janë arrestuar 21 persona, ku 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 2 prej tyre në vuajtje të dënimit. /Zëri