Infektuar: 17422
Shëruar: 14894
Vdekur: 657
Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e 11-vjeçarit në Fushë Kosovë

Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e 11-vjeçarit në Fushë Kosovë

Kronika September 16, 2020 - 21:04

Nesër në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet seancë për rastin e 11-vjeçarit Kujtim Veselit, të vrarë në Fushë Kosovë në korrik të vitit të kaluar.

Aktivistë të fushatës Drejtësi për Kujtimin, kanë njoftuar se seanca do të mbahet neësr prej orës 09:30, ndërsa pas seancës do të flasë avokatja e familjes, Rina Kika, transmeton Zeri.info.

Për vrasjen e Kujtimit është arrestuar 19-vjeçari S.O, i cili akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë”, ndërsa dyshohet gjithashtu se ka abuzuar disa herë seksualisht me 11-vjeçarin./Zëri