
Aksident trafiku në Vranidoll, një grua lëndohet rëndë
Kronika
September 16, 2020 - 15:44
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën Prishtinë - Podujevë, mes një kamioni dhe veture, me ç’rast një grua është lënduar rëndë.
“Rreth orës 14:00, në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti transportues (kamion) dhe një veture. Duke u bazuar në të dhënat fillestare, një person i gjinisë femërore është e lënduar rëndë”, ka konfirmuar për “Zeri.info” zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Sipas Ahmetit, me rastin po merren hetuesit e Njësitit të Trafikut. /Zëri