Infektuar: 17422
Shëruar: 14894
Vdekur: 657
Vrau kunatën, arrestohet autori i krimit

Vrau kunatën, arrestohet autori i krimit

Kronika September 16, 2020 - 14:42

Agron Tanushi, autori i dyshuar i vrasjes së Jetmira Hasanit, është arrestuar mesditën e sotme në qytetin e Lushnjes. Ai ishte arratisur nga Tirana pas krimit të rëndë që ndodhi në zonën e Bathores pasditen e 15 shtatorit, rreth orës 18:30.

31-vjeçari Tanushi ishte lokalizuar mëngjesin e sotëm duke qëndruar i fshehur në një lagje të Lushnjës. Vendndodhja mbahej e rrethuar nga agjentët e policisë, për të mos lejuar arratisjen e 31-vjeçarit. Falë edhe bashkëpunimit me familjarët, Agron Tanushi u arrestua pas disa orësh që qëndronte i fshehur.

Një ditë më parë ai vrau me pushkë kunatën e tij Jetmira Hasanin në rrugën “Apollonia” në Bathore.

Vrasja ka ndodhur pas një konflikti për shkak të marrëdhënieve familjare. /tvklan.al