Infektuar: 15472
Shëruar: 13278
Vdekur: 622
1137 lëndë të zgjidhura gjatë muajit gusht në Gjykatën e Apelit

1137 lëndë të zgjidhura gjatë muajit gusht në Gjykatën e Apelit

Kronika September 16, 2020 - 12:39

Gjykata e Apelit në Kosovë gjatë muajit gusht ka pranuar 1137 lëndë, ku prej tyre 904 janë zgjidhur, përcjell “Zëri.info”.

Përmes një postimi në “Facebook”, Gjykata e Apelit ka thënë së edhe përkundër kushteve të vështirësuara si pasojë e situatës pandemike ka vazhduar mbajtjen e seancave të kolegjeve në lëmin penal, gjithmonë duke vepruar në përputhje më Planin e Veprimit për Menaxhimin e Krizave të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, si dhe vendimet dhe rekomandimet institucionale.

“Gjatë muajit gusht në Gjykatën e Apelit u pranuan 1.137 lëndë, u zgjidhën 904.

- Ankesa penale, Departamenti Special, janë pranuar 4, janë zgjidhur 3.

- Ankesa penale, Departamenti për Krime të Rënda, janë pranuar 61, janë zgjidhur 21.

- Ankesa penale, Departamenti i Përgjithshëm, janë pranuar 89, janë zgjidhur 34.

- Ankesa civile janë pranuar 499, janë zgjidhur 349.

- Ankesa administrative janë pranuar 90, janë zgjidhur 33.

- Ankesa ekonomike janë pranuar 22, janë zgjidhur 27”, thuhet në postim. /Zëri