Infektuar: 70185
Shëruar: 313132
Vdekur: 1616
Arrestohen katër persona të dyshuar për prostitucion

Arrestohen katër persona të dyshuar për prostitucion

Kronika September 16, 2020 - 12:06

Përmes një komunikate për media, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka bërë të ditur se ka arrestuar në Prishtinë katër persona të dyshuar për vepra penale që ndërlidhen me prostitucion.

“Policia e Kosovës, Sektori Qendror i Hetimeve – Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), pas hetimeve të zhvilluara, të udhëhequra nga Prokuroria Themelore, Departamenti i Përgjithshëm në Prishtinë, më datën 15.09.2020 ka realizuar një plan operativo-taktik, me ç‘rast janë kontrolluar dy lokacione (Prishtinë dhe Fushë-Kosovë), ku janë identifikuar dhe janë arrestuar katër persona të dyshuar; dy femra (një kosovare dhe tjetra shqiptare shtetase e Serbisë) dhe dy meshkuj kosovarë”, thuhet në komunikatë.

Sipas Policisë, prova materiale janë sekuestruar përkohësisht pesë telefona mobilë, njëqind e njëzet e pesë euro, disa kopje të dokumenteve dhe një libër i evidencave.

Ndërkaq, personat e përfshirë janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Mundësim ose detyrim në prostitucion”, “Ofrimi i lokaleve për prostitucion” ose “Bashkëkryerja”, sipas Kodit Penal të RKS-së. Pas procedurave të intervistimit të dyshuarit e arrestuar me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë, thuhet në komunikatë. /Zëri