Infektuar: 15472
Shëruar: 13278
Vdekur: 622
Dyzeteshtatë persona të ndaluar dhe shtatë në paraburgim gjatë 24 orëve të fundit

Dyzeteshtatë persona të ndaluar dhe shtatë në paraburgim gjatë 24 orëve të fundit

Kronika September 16, 2020 - 11:54

Sipas raportit 24-orësh nga Zyra e Prokurorit të Shtetit, gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzeteshtatë (47) aktakuza ndaj pesëdhjetedy (52) personave për vepra të ndryshme penale, përcjell “Zeri.info”.

Në këtë njoftim gjithashtu thuhet se me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë trembëdhjetë (13) persona të dyshuar dhe janë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për shtatë (7) persona të dyshuar.

7 persona të dyshuar janë ndaluar në Prishtinë, 2 në Prizren e nga një në Mitrovicë e Pejë.

Gjithashtu Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” nga Neni 262, paragrafi 1 i KPRK- së lidhur me veprën penale “Mashtrimi në vazhdimësi” nga Neni 335, paragrafi 5 i Kodit Penal, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga Neni 374, paragrafi 1 i KPRK-së, si dhe “Shpëlarja e parave” nga Neni 302 i KPRK-së, lidhur me Nenin 32, paragrafin 1 dhe 2, nënparagrafin 2.1 të Ligjit nr. 03/L-96 për Parandalimin dhe Pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. /Zëri