
Edhe në Prishtinë arrestim për posedim të lëndëve narkotike
Kronika
September 16, 2020 - 11:34
Në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë janë arrestuar dy persona për posedim të narkotikëve.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrollit te të dyshuarit është gjetur dhe është konfiskuar një sasi e substancës narkotike marihuanë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri