Infektuar: 56412
Shëruar: 49713
Vdekur: 1420
Arrestohet një zyrtar policor, dyshohet se ka bërë kontrabandë me mallra

Arrestohet një zyrtar policor, dyshohet se ka bërë kontrabandë me mallra

Kronika August 13, 2020 - 10:39

Hetuesit e Departamentit të Hetimeve të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar një zyrtar policor me dyshimin ka kryer veprën penale “Tregti e ndaluar”.

IPK-ja ka njoftuar se ka pranuar informacione se një zyrtar policor, më saktësisht rreshter policor, dyshohet se ka bërë kontrabandë me mallra.

Ndërsa i dyshuari dje gjatë mbrëmjes në Prishtinë është ndaluar nga hetuesit e IPK-së. Në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë të njëjtit i është bërë kontrolli i veturës.

“Gjatë kontrollimit të veturës nga hetuesit e IPK-së janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht gjësende të ndryshme si: mallra të tekstilit, para dhe gjësende të tjera. Edhe vetura me të cilën është bërë transporti i mallrave është sekuestruar, si dhe gjatë kontrollit janë identifikuar vende të fshehta brenda veturës e që dyshohet se janë përdorur për fshehjen e mallrave”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Pas këtyre veprimeve hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. /Zëri