Organizuan skema piramidale dhe bixhoz, arrestohen 4 persona

Organizuan skema piramidale dhe bixhoz, arrestohen 4 persona

Kronika August 12, 2020 - 09:08

Policia e Kosovës ka raportuar se janë arrestuar katër meshkuj kosovarë në Prishtinë, pasi kanë zhvilluar veprimtari të paligjshme.

“Janë arrestuar katër meshkuj kosovarë, pasi gjatë kontrollit janë hasur duke zhvilluar veprimtari të paligjshme. Nga të dyshuarit janë konfiskuar prova materiale”, njofton PK-ja, transmeton “Zeri.info”.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Zëri