E zuri traktori, vdes 47-vjeçari nga Mitrovica

E zuri traktori, vdes 47-vjeçari nga Mitrovica

Kronika August 10, 2020 - 12:55

Gjatë ditës së sotme një 47-vjeçar ka vdekur gjatë kohës sa ishte duke punuar në Bajgorë të Mitrovicës.

Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se dyshohet që viktimën aksidentalisht e ka zënë traktori.

“Dyshohet se viktimën aksidentalisht e ka zënë traktori. Policia është në vend të ngjarjes”, tha Zahiti për “Zërin”.