Vrasje e rëndë në Ferizaj

Vrasje e rëndë në Ferizaj

Kronika August 10, 2020 - 11:51

Një femër kosovare, me inicialet M.Ç., e moshës 83-vjeçare, dyshohet se është vrarë mëngjesin e sotëm në Ferizaj.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor pas ekzaminimit ka konfirmuar se viktima kishte humbur jetën.

Sipas komunikatës për medie të Policisë së Kosovës, rasti konsiderohet “Vrasje e rëndë”.

Për këtë rast një person i dyshuar është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe ai po intervistohet. /Zëri