Infektuar: 15574
Shëruar: 13492
Vdekur: 625
Fushë Krujë, plagosen me thikë babë e bir

Fushë Krujë, plagosen me thikë babë e bir

Kronika August 09, 2020 - 22:12

Babë e bir kanë mbetur të plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë. Burime zyrtare të policisë thonë se ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, në fshatin Larushkë.

Babë e bir, Sh.S., 58 vjeç dhe A.S., u plagosën me thikë pas një konflikti të çastit, me një person ende të paidentifikuar. Ata janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes identifikimin dhe kapjen e autorit./tvklan.al