Përleshje mes dy personave në Prizren, Policia konfiskon mjetin e mprehtë thikë

Përleshje mes dy personave në Prizren, Policia konfiskon mjetin e mprehtë thikë

Kronika August 07, 2020 - 09:56

Dje gjatë mbrëmjes në fshatin Korishe të Prizrenit janë rrahur dy persona mes vete pas një mosmarrëveshjeje, raporton “Zeri.info”.

Përmes raportit 24-orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se është raportuar për dy të dyshuar, njëri i moshës së mitur, që pas një mosmarrëveshjeje janë rrahur mes vete, teksa gjatë rrahjes është përdorur edhe mjetë i mprehtë thikë.

Nga PK-ja është bërë e ditur se dy të dyshuarit janë dërguar në Spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor, ku njëri është hospitalizuar, teksa tjetri është liruar.

“Fshati Korishe, Prizren, 06.08.2020 – 20:30. Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i moshës së mitur) pas një mosmarrëveshjeje janë rrahur në mes vete. Gjatë rrahjes është përdorur edhe një mjet i mprehtë thikë, e cila është konfiskuar. Të dyshuarit janë dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor, ku njëri është hospitalizuar, ndërsa tjetri është liruar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.