Vdes një 82-vjeçare në aksidentin në magjistralen Prishtinë-Gjilan

Vdes një 82-vjeçare në aksidentin në magjistralen Prishtinë-Gjilan

Kronika August 06, 2020 - 22:13

Sot gjatë ditës ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Gjilan më saktësisht në fhastin Mramor ku si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona.

Një 82 vjeçare ka vdekur si pasojë e këtij vetaksidenti.

Këtë e ka bërë të ditur për “Zërin”, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Bajram Krasniqi i cili tha se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur në një veturë të dalë nga rruga dhe kanë rënë në një përrua skaj rrugës.

“Sot, më 06.08.2020 rreth orës 17:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku (vet-aksident). Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan (në fshatin Mramor). Njësitet policore të Stacionit Policor Graçanicë dhe të trafiku i janë përgjigjur njoftimit. Ato, në vend-ngjarje kanë hasur një veturë të dalë nga rruga dhe të rënë në një përrua skaj rruge. Në veturë kanë qenë katër persona të cilët janë dërguar me njësitet e urgjencës për në QKUK. Mësohet se një grua e moshës 82 vjeçare, sipas konstatimit të mjekëve, si pasojë e lëndimeve të marra, ka ndërruar jetë”, tha ai.