Intervistohen tre dëshmitarë për vdekjen e shtatëvjeçares në Prishtinë

Intervistohen tre dëshmitarë për vdekjen e shtatëvjeçares në Prishtinë

Kronika August 05, 2020 - 10:48

Vdekja e shtatëvjeçares dje gjatë një ekzaminimi, që dyshohet se u shkaktua nga pakujdesia e mjekëve, po hetohet nga organet e drejtësisë.

Rreth vdekjes së saj janë intervistuar tre dëshmitarë. Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh, ka bërë të ditur se e mitura dyshohet se ka vdekur gjatë një ekzaminimi, përcjell “Zeri.info”.

Në raportin e PK-së po ashtu thuhet se trupi i pajetë i së miturës është dërguar për obduksion, ndërsa rreth vdekjes së saj janë intervistuar tre dëshmitarë. Rastin e së miturës Policia e Kosovës e ka cilësuar si të dyshimtë, ndaj hetimet janë duke vazhduar.

“Është raportuar se viktima femër kosovare (e mitur) dyshohet se ka ndërruar jetë gjatë një ekzaminimi. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa tre dëshmitarë meshkuj kosovarë janë intervistuar dhe janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Zëri