Vdes një e mitur në Prishtinë

Vdes një e mitur në Prishtinë

Kronika August 04, 2020 - 17:03

Një vajzë e mitur ka vdekur në Prishtinë. Rastin për “Zërin“e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se trupi i të miturës është dërguar për obduksion dhe se janë duke punuar në sqarimin e rastit.

“Sot në stacionin policor jugu në Prishtinë është hapur një rast Vdekje e dyshimtë. Viktimë në këtë rast është një femër (e mitur). Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin, ndërkohë që me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion”, përcjell policia. /Zëri