Policia jep detaje për vdekjen e shtetasit gjerman në Mitrovicë

Policia jep detaje për vdekjen e shtetasit gjerman në Mitrovicë

Kronika August 04, 2020 - 09:27

Një shtetas gjerman është gjetur i vdekur të hënën në një hotel në Mitrovicë.

Policia në raportin 24-orësh konfirmon se viktima mashkull, shtetas gjerman, është gjetur pa shenja jete te një hotel. Ai, sipas informatave, dyshohet se ishte hedhur nga kati i dytë i hotelit.

“Njësitë policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri