Infektuar: 10795
Shëruar: 6411
Vdekur: 365
Gjakovari organizon aheng familjar me 27 persona, arrestohet nga Policia

Gjakovari organizon aheng familjar me 27 persona, arrestohet nga Policia

Kronika August 01, 2020 - 12:50

Një person është arrestuar dje në Gjakovë pasi që i njëjti ka organizuar aheng familjar, raporton Zeri.info.

Përmes raportit 24-orësh Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin pasi që nuk ka respektuar vendimin e qeverisë për mos organizim të ahengjeve.

I dyshuari kishte mbajtur aheng familjar me 27 persona të pranishëm ndërsa i njëjti me vendim të prokurorit është liruar

“Rr. Gjergj Fishta, Gjakovë 31.07.2020-20:36. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duka mos respektuar vendimin e lëshuar nga qeveria, ka organizuar-mbajtur aheng familjar me 27 persona të pranishëm. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar”, thuhet në raportin e PK-së