Infektuar: 9869
Shëruar: 5480
Vdekur: 303
Vdes një grua në QKUK, familjarët fajsojnë mjekët

Vdes një grua në QKUK, familjarët fajsojnë mjekët

Kronika August 01, 2020 - 12:22

Një person ka raportuar në Polici se halla e tij ka vdekur si pasojë e trajtimit të pa ndërgjegjshëm nga mjekët në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës(QKUK), raporton Zeri.info

Përmes raportit 24-orësh Policia e Kosovës ka njoftuar se me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti ndërsa trupi i pa jetë i viktimës nuk dërgohet për obduksion.

“QKUK, 30.07.2020-21:00-23:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me datën e lartcekur në QKUK ka ndërruar jetë viktima femër kosovare (halla e tij) i cili dyshon se halla e tij ka ndërruar jetë si pasojë e trajtimit të pa ndërgjegjshëm nga mjekët dhe personi shëndetësor. Me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës nuk dërgohet për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së